Intervist ekskluzive me Refik Gërbeshin

Falenderojm shumë Refik Gërbeshin për mundsin të na jap ketë intervist ekskluzive ne Tifozat e Fortunes.

Në fillim me lejo të ju përshendes me: Es- selam alejkum. «Paqa e Zotit qoftë mbi ju». Ju përgëzojë për punën që po bëni. Zoti ju ndihmoftë ju bekoftë dhe ju shpërbleftë. Faleminderit që më keni krijuar hapsirë për të shprehur disa mendime të mija tek kjo faqe.

Refik Gërbeshi

Kur keni ndegjue qe u formue klubi i futbollit Fortuna?

Po i mbushi 7 vite që jamë në Norvegji dhe aktivitetet e shqiptarëve i ndjek me shumë dëshirë dhe emocion. Edhe për Fortunen kam dëshuar për përpjekjet e para të regjistrimit I përshendesë iniciatorët dhe i përgëzoj për vendosëshmërin deri në realizimin final. Hazizi meriton rrespekt përkrahje dhe ndihmë secili me atë çka mundet.

Si e keni pritur formimin e klubit te ri?

Formimi i kulbeve shoqatave të ndryshme për shiqptarët është pozitive është pasuri e diasporës sonë shqipëtare rrugë integruese në shoqërin Norvegjeze, që meritojnë rrespekt për kushtet që ofrojnë për ne. Ne shqiptarët duhet të punojmë shumë për tu integruar por edhe për të ndriquar imazhin e identiteti dhe kulturës sonë. Hapja e shoqatave artistike kulturore e sportive etj.  është rrugë integruese por edhe prezentim i yni, ngase vetëm punë e shpi nuk është mjaftuehsmëri. Pastaj klube nate e gjëra devijante nuk janë traditë e jona kombëtare. Norvegjia ofron mundësi të mjaftueshme për të punuar e prezentuar edhe kulturën tonë, andaj kjo është një domosdoshmëri që të prezentohemi përmes artit sportit dhe kulturës në përgjithësi.

Sa ka ndikue ky klub per shqiptaret ne Norvegji?

Besojë se ndikimi i tij do të jetë i pa kontestueshëm poqëse vazhdon kështu. Kjo varet prej udhëheqësisë sa ofrojnë hapsirë dhe si i presin aderuesit e rinjë. Unë kam vrejtë se Fortuna është gjithëshqiptare . Nëse kufizohet nuk do të ketë sukses kemi shembuj për këtë. Sa më shumë njerëz që të jenë të përfshirë aq më shumë do të jetë ndikuese. Normalë duhet rrespektuar strukturat udhëheqëse dhe secili ta dijë dhe ti përmbahet rrolit që ka. Shumë po më pëlqen formimi i grupit të tifozve. Pastaj ushtrimet për fëmijët do t’iu sugjeroja edhe njëgrupmoshë 10-13 vjeqe. Si dhe do t’ju sugjeroj të gjithë shqipätarëve të regjistrohen tek ky klub, ngase kam vrejtë prespektivë dhe qëllim të mirë.

Qka te terheq qe ju jeni tifoz i Fortunes?

Në Fortunë flitet shqip,ka disciplinë kulturë e traditë shqipätare. Kam dëgjuar që kërkohet kujdesë nga lojtarët e shikuesit që të mos fyejn të jenë të sjellshëm. Dhe mendoj se përmes kësja tregojm kulturën tonë ndryshe jo të rrugëve por traditë tipike shqiptare, duke rrespektuar rregullat sportive edhe kur fitoni edhe kur humni tregohuni të kulturuare të sjellshëm. (Kur fitoni mos fitoni me rezultat shumë të thellë 17:01 ngase demoralizoni mendoj edhe këtu duhet pasur mëshirë edh ekur humbni mos lejoni me humb 00:04)

Sa ka perkrahje Fortuna te Shqiptaret ne Norvegji?

Duhet të ketë më shumë përkrahje sidomos në këtë fillim në aspektin material por edhe moral. Bile prap po them: Për të treguar se shiqptarët janë human dhe përkrahës të vlerave siç jan treguar dhe i njeh bota. Gjeneratës suaj i duhat më shumë angazhim e përkrahje në sferat e kulturës dhe sportit.

Qka mendoni per te ardhmen e Fortunes?

Lehtë është me themelua një shoqatë apo klub sidomos këtu në Norvegji. Por me mbajtë kërkon në radhë të parë disciplinë.
Nëse vazhdohet kështu do të prezentoj denjësishtë shqiptarët. Mos ngurroni merni pjesë në turnire të ndryshme jo vetëm shqipätare dhe tregoni lojëra të mira mbi të gjitha edukatë. Shpresojë se vitin tjetër në divizionin 7 dhe më shumë përkrahje. Sportistët përfaqësoj vetvehten kulturën e tyre si edhe atë familjare. Me gjerësishtë janë ambasadorë të një vendi.

Si po te duken lojrat e Fortunes?
Duke pasë parasysh fillimin dhe që lojtarët ende nuk janë pozicionuar strikt dhe nuk njohin sa duhet mundësit e njëri tjetrit mirë po shkon. Ju lumtë. Sporti gjegjësishtë futbolli është bëra art-show. Unë nuk miren shumë me sport por shikoj diciplina të ndryshme sporti dhe kam kuptuar se vetëm fuqia fizike apo dredhija nuk jan sport. Pra ofroni teknika taktika aksione e ojë të mirë.

A keni ndonje futbollist qe e favorizoni?

Të gjithë janë të mirë dhe me punën sjelljet dhe lojën e tyre bëhen të dalluar. Do ta theksoja ndonjë por me duket si dallim. Unë e shikoj Fortunën jo ndonjë lojtarë të veçant.

A keni naj keshille per lojtaret dhe klubin Fortuna?

Hehehe! Me duket se boll dhashë deri tani. Profesioni im më detyron të jem këshillues nuk e dij sa kam sukses por mundohem. Nuk i lexova pytjet deri në fundë se isha kujdesur që këtu të këshilloj. Megjithëatë po jap një këshillë: Duane njëri tjetrin rrespektohuni mes veti dhe udhëheqësit e klubit. Tregoni kulturë të lartë nëfushë mos kundërshtoni gjykimet e referit por bëjeni punën tuaj me edukatë. Keni shumë përgjegjësi në sjlelljet e juaja. Ne vijmë me u pa juve me fëmijët. Dhe ju përfaqsoni gjithë shqiptarët.

Doni dikend te e pershendetni permes faqes Tifozat e Fortunes?

Përshendes të gjithë shqiptarër dhe i dua shumë.Fortunës i urojë pjesëmarrje të shkelqyshme në Turnirin Komandant Shemi dhe kupen e fitorës së vendit te parë. Zoti ju ndihmoftë.

Om tifozatfortunes

Vend takimi për Tifozat e ekipit Fortuna FK Oslo
Dette innlegget ble publisert i Uncategorized. Bokmerk permalenken.

1 svar til Intervist ekskluzive me Refik Gërbeshin

  1. Haziz sier:

    Falemenderit per keshilla. Ne do i marrim parasysh sygjerimet juaja dhe se shpejti do te fillojme ushtrime edhe per femijet e moshes 9-12 vjeq.
    Ju pershendes.

Legg igjen en kommentar